Duke uruar të jeni mirë, Zyra Vendore Arsimore Tiranë ju bën me dije për ngritjen e komisioneve për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale, të të gjithë kandidatëve që ndoqën rregullisht praktikën profesionale për periudhën e dytë, referuar listëprezencave të IAP-ve, për periudhën Janar – Mars 2026, për vitin shkollor 2025–2026.

 Mbështetur në Ligjin Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe referuar Urdhrit Nr. 100, datë 25.02.2022, "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit", ju njoftojmë se do të ngrihen komisionet për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e dytë të vitit shkollor 2025–2026, në ambientet e ZVA Tiranë (Salla e Mbledhjeve), sipas profileve dhe orareve të përcaktuara në grafikun bashkëngjitur.

 Praktikanti duhet të paraqitet me dokumentacionin si më poshtë:

  1. Vlerësimin nga drejtuesi i institucionit dhe mentori.
  2. Portofolin e praktikantit, sipas nenit 18 të Urdhrit Nr. 100, datë 25.02.2022, "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit", i ndryshuar.
  3. Mjetin e identifikimit në momentin e paraqitjes në Komision.

 

Faleminderit dhe suksese!

 

GRAFIKU